Art&Argëtim

Fjoralba Ponari tregon se është riinfektuar me COVID19: I pari ishte “lule”, e kuptova nga humbja e balancës dhe

17 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
Fjoralba Ponari tregon se është riinfektuar me COVID19: I pari ishte

TIRANË– Moderatorja Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë në rrjete sociale, teksa ka ndarë me të gjithë rezultatin e testit, i cili ka dalë pozitiv.

Pas publikimit të përgjigjes së  tamponit, Ponari ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit në ‘Instagram’, një prej të cilëve e ka pyetur se sa muaj kanë kaluar që prej herës së parë që ishte e infektuar.

Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën 7 muaj nga infektimi i parë”, ka shkruar Ponari.

Moderatorja u pyet edhe për simptomat që e nxitën të bënte testin e Covid-19, teksa u përgjigj se ishte me tension të ulët dhe kishte humbje të balancës. Moderatorja tregon se pati temperaturë në darkë dhe dhimbje therëse kockash.

Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bëntë të kisha dyshime, por prap më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi I i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fjoralba ponari riinfektohet me covid fjoralba ponari riinfektohet me covid

Sondazh

Poll