Art&Argëtim

“S’do ta harroj kurrë momentin…”, Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës

17 Shkurt 2021, 09:30 Nga DOSJA
“S’do ta harroj kurrë momentin…”, Dua Lipa uron

SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka uruar pavarësinë e Kosovës teksa ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar, me flamurin në sfond.

Krahas postimit, Dua tregon se ende i vijnë në kujtesë emocionet e bukura të momentit të shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndiqte live në ekran.

Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”- janë fjalët e saj.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës. Ky festim vjen disa ditë pas zgjedhjeve që përfshinë të gjithë vendin e që nxorrën fitues Albin Kurtin. Pritet që aktivitetet të zgjasin përgjatë gjithë ditës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 13-vjetori i pavaresise se kosoves dua lipa uron pavaresine e kosoves pavaresia e kosoves 13-vjetori i pavaresise se kosoves dua lipa uron pavaresine e kosoves pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll