Art&Argëtim

REPLIKAT/ Julian Deda: Jam më i deklaruari këtu, jam pjesë e PD-së! Hysi: S’e kam me teserë, por gjithmonë kam votuar PS

16 Shkurt 2021, 21:56 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Julian Deda: Jam më i deklaruari këtu, jam pjesë e

TIRANË– Julian Deda dhe Roland Hysi kanë replikuar me njëri-tjetrin për bindjet politike. Të ftuar në “Opinion”, të dy folën për bindjet e tyre politike.

Ishte Deda ai që tha fillimisht se ndër të gjithë ata që ndodheshin në emision, është më i deklaruari, pasi është pjesë e PD-së.

Ndërsa Hysi tha se nuk e ka të deklaruar me teserë, por që gjithmonë ka votuar Partinë Socialiste.

Pjesë nga biseda:

Julian Deda: Unë besoj se jam më i deklaruari këtu, unë jam me Partinë Demokratike jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Jam i angazhuar prej bindjeve të mia personale, por dhe traditës familjare. Unë dua të them se politika ma më shumë nevojë për artistët, për të gjithë profesionistët në përgjithësi. Në politikë mungojnë njerëzit që kanë bërë karrierë të mirë personale.

Roland Hysi: Me teserë nuk jam i deklaruar, por me zë dhe figurë, me marrjen pjesë në fushata jam me PS. Është një formim personal, por dhe familja ka ndikuar. Përfshirja në politikë është e hershme, që nga hera e parë që kam votuar. Nëse do jem vlerë e shtuar e fushatës do të angazhohem në politikë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz julian deda roland hysi julian deda roland hysi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2021, 10:58

Epoka e dyqanit në celular…

Çdo ditë e më shumë, kryefjala e shërbimeve po bëhet dixhitalizimi. Duket si një refren i përsëritur, por ja që kjo është tendenca mbarëbotërore, është n...