Art&Argëtim

Gentian Zenelaj: Jam kundër Ramës, kam qenë edhe kundër Berishës…do jem gjithmonë opozitar

16 Shkurt 2021, 21:38 Nga DOSJA
Gentian Zenelaj: Jam kundër Ramës, kam qenë edhe kundër

TIRANË– Aktori Gentian Zenelaj është shprehur se është kundër qeverisë aktuale që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Zenelaj tha se është kundër Ramës, por përmendi edhe faktin që ka qenë kundër qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Zenelaj shtoi se artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar dhe do të kontribuojë për qytetarët.

“Jam përpjekur gjithmonë të jem kundër qeverive. Përgjithësisht unë jam kundër qeverisë që po qeveris. Artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar me qeverinë që është në pushtet. Duke qenë opozitar je rregullues dhe monitorues. Kam qenë dhe kundër Berishës kur qeveriste dhe kundër Ramës. Artisti dhe një figurë publike duhet të jetë i tillë,”-tha Zenelaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gentian zenelaj gentian zenelaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2021, 10:58

Epoka e dyqanit në celular…

Çdo ditë e më shumë, kryefjala e shërbimeve po bëhet dixhitalizimi. Duket si një refren i përsëritur, por ja që kjo është tendenca mbarëbotërore, është n...