Bota

Seanca e radhës për ish- komandatët e UÇK-së pritet të mbahet në datën 24 shkurt

17 Shkurt 2021, 17:36 Nga DOSJA
Seanca e radhës për ish- komandatët e UÇK-së pritet

HAGË- Seanca e radhës gjyqsore për ish-komandantët e UÇK-së Hysni Gucati, dhe Nesim Haradinajt do të mbahet në datën 24 shkurt, ndërsa për Salih Mustafën do të mbahët në 5 mars. Lajmin e ka bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Të dyja seancat do të mbahen në orën 11:00 të paraditës. Për Mustafën tema kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes nga Prokuroria te Gjykata. Seancat do të mbahën online dhe mund të ndiqen live.

Të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj salih mustafa hysni gucati kosova ne hage nesim haradinaj salih mustafa

Sondazh

Poll