Bota

Konfirmohet varianti i rrallë i Covid në Napoli të Italisë, 32 persona të infektuar në të gjithë botën

17 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA
Konfirmohet varianti i rrallë i Covid në Napoli të Italisë,

ITALI– Një variant i ri Covid është zbuluar në Napoli asnjëherë i identifikuar më parë në Itali, njofton Rajoni i Kampanjës. Lajmi vjen nga laboratorët e Institutit Pascale dhe Universitetit Federico II.

 “Për momentin, fuqia e infeksionit ose karakteristikat e tjera të këtij varianti nuk dihen, siç ndodh për shumë variante të rralla të virusit. Quhet B.1.525, dhe deri më tani janë identifikuar vetëm 32 raste në Britaninë e Madhe, dhe pak raste edhe në Nigeri, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara. Asnjëherë më parë në Itali “.- thuhej ne deklaratën e institutit.

Sipas Quotidiano, gjithçka filloi nga rezultati pozitiv i një testi të një profesionisti që kthehej nga një udhëtim në Afrikë gjë që menjëherë e bëri të dyshimtë ekipin e Nicola Normanno del Pascale, i cili më vonë, në sajë të bashkëpunimit midis laboratorëve, identifikoi rastin shumë shpejt, siç shpjegohet nga studiuesi i Institutit të Kancerit në Napoli.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali varianti i ri i covid ne itali koronavirusi ne itali varianti i ri i covid ne itali

Sondazh

Poll