Bota

Çudira nga Japonia, politikani Nikai: Gratë mund të shikojnë por jo të flasin në mbledhje

17 Shkurt 2021, 17:09 Nga DOSJA
Çudira nga Japonia, politikani Nikai: Gratë mund të

JAPONI– Partia Liberale Demokratike në Japoni propozoi që të lejohen pesë deputete femra të vëzhgojnë mbledhjet e bordit të saj ku të gjithë pjesëmarrësit janë meshkuj.

Sipas BBC, pesë gratë do të lejoheshin të uleshin si vëzhguese në mbledhjet e bordit vendimmarrës por nuk do të lejohen të flasin. Ata mund të paraqisnin mendimet e tyre në zyrën e sekretarisë më pas.

Ato nuk mund të flasin gjatë takimit vetëm të paraqesin mendimet e tyre më pas. Toshihiro Nikai, sekretari i përgjithshëm 82-vjeçar i Partisë Liberal Demokrate (LDP), tha në një konferencë shtypi të Martën për planin për të sjellë një perspektivë femërore në mbledhjet e bordit e përbërë nga meshkujt.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm për kritikat ndaj dominimit mashkullor të bordit të zgjedhur të partisë dhe ishte e rëndësishme që gratë anëtare të partisë “të shikonin” procesin e vendimmarrje.

“Është e rëndësishme të kuptohet plotësisht se çfarë lloj diskutimesh po ndodhin. Shikoni, është ajo për të cilën bëhet fjalë,”– tha ai.

Shefi i komitetit organizues i Lojërave Olimpike të Tokios kishte shkaktuar një stuhi duke thënë se gratë flisnin shumë në takime.

Yoshiro Mori, 83 vjeç, kishte vërejtur, në diskutimet mbi rritjen e numrit të grave anëtare të bordit, se “ne duhet të sigurohemi që koha e tyre e të folurit të jetë e kufizuar disi, ata kanë vështirësi të mbarojnë”.

Ai dha dorëheqjen të Premten për ato që u quajtën si vërejtje të papërshtatshme.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sekretari i ldp japoni toshihiro nikai sekretari i ldp japoni toshihiro nikai

Sondazh

Poll