Bota

Kthehet në makth për turistët, bllokohet rruga që të çon për në Brezovicë, qytetarët nisin të shtyjnë mjetet

17 Shkurt 2021, 16:46 Nga DOSJA
Kthehet në makth për turistët, bllokohet rruga që të

KOSOVË– Vendi që vizitohet nga dhjetëra personazhë publikë ku dhe shkrepin fotot perfekte në bardhësinë e dëborës është kthyer në një makth për turistët, ditën e sotme.

Dosja.al mëson se rruga që të çon në Brecovicë është bllokuar totalisht dhe turistët që kishin planifikuar të kalonin disa ditë në këtë zonë, janë krejtësisht të revoltuar.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, reshjet e dendura të dëborës, kanë bërë që dhjetëra mjete të bllokohen në rrugë, në pamundësi për të lëvizur.

Shumë qytetarë kanë dalë jashtë dhe mundohen të shtyjnë mjetet e tyre, por pa sukses. Mësohet se turistët kanë telefonuar autoritetet lokale, në mënyrë që të bëhet diçka për zhbllokimin e rrugës dhe vijimin e udhëtimit të tyre drejt destinacionit turistik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bllokohet rruga qe te con ne brezovice brezovice bllokohet rruga qe te con ne brezovice brezovice

Sondazh

Poll