Aktualitet

Arrestimet në Sarandë, gazetarja Lala: Nëndrejtori i spitalit anëtar aktiv i bandës, ende vijon akisoni

7 Maj 2019, 05:52 Nga DOSJA
Arrestimet në Sarandë, gazetarja Lala: Nëndrejtori i spitalit

Tiranë- Një ditë më parë u arrestuan nga policia e Sarandës 8 persona pasi akuzoheshin për trafik droge. Mes të arrestuarve është edhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.(lexo këtu)

Për këtë aksion të policisë,  gazetarja Klodiana Lala ka treguar se nëndrejtori i spitalit  ishte një anëtar aktiv i bandës, që akuzohet për trafikim të kanabisit.

“Janë tetë të arrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i bandës, nga burimet thonë që merrej me trafik droge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një trafikim në sasi të mëdha kanabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, tha Klodiana Lala.

Pesë prej të ndaluarve nga ky aksion janë: Florenc Llanaj; Adrian Xhibro; Edvin Xhibro; Mikel Jorgji; Armando Zholi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet në sarandë florenc llanaj klodiana lala arrestimet në sarandë florenc llanaj klodiana lala

Sondazh

Poll