Aktualitet

Artan Hoxha: Balili, Balili… mesazhi që u dërgonte Tahiri drejtuesve të policisë

7 Maj 2019, 05:42 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Balili, Balili… mesazhi që u dërgonte Tahiri

Tiranë- Zëvendës-ministri i Brendshëm, Julian Hodaj për luftimin e krimit në vend është shprehur  me krijimin e “FAST”, një strukturë e posaçme për arrestimin e personave të shpallur në kërkim, puna e policisë do të jetë më efektive.

Menjëherë ndëhyri gazetarja  Klodiana Lala,  e cila tha se tha se elementët kriminalë rekrutojnë policë për të siguruar “mbrojtjen”. “Admir Murataj rekrutonte punonjës policie. Përdorte dhe identitete të tjera. Këta njerëz që kishin ndikim në polici, vinin dhe bënin karshillëk në mes të kryeqytetit. Këta njerëz vijnë dhe bashkëjetojnë në zonat më të populluara të Tiranës”, tha gazetarja.

Ndërkohë Artan Hoxha tregoi mesazhin që mbërriti në telefonat e drejtuesve të policisë në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm. Sipas tij  SHBA kërkonte me ngulm arrestimin e Klement Balilit dhe Tahiri iu kërkonte drejtuesve të policisë ta arrestonin.

“Balili, Balili, Balili Balili… Ky mesazhi mbërriti në telefonat e drejtuesve të policisë nga Saimir Tahiri, në atë kohë. Dua këtë se ma kërkon ambasadori. Ne nuk duam të kemi prioritet atë që na cakton ambasadori”, tha gazetari Hoxha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha klement balili saimir tahiri artan hoxha klement balili saimir tahiri

Sondazh

Poll