Aktualitet

Udhëtonte me bombë nën sedilje, forcat xheniere shpërthim të kontrolluar në Rrëshen

6 Maj 2019, 21:09 Nga DOSJA
Udhëtonte me bombë nën sedilje, forcat xheniere shpërthim

MIRDITË– Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë, fatmirësisht pa viktima.

Ditën e sotme në makinën e Tonin Gjinit është vendosur lëndë plasëse, e cila është konstatuar nga vetë ai sapo është futur në mjetin e parkuar.

Sapo ka konstatuar lëndën plasëse, Gjini ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana.

Këto të fundit e kanë pasur të pamundur që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse duke e bërë normalisht. Për pasojë i dëmtuar ka mbetur mjeti tip “Benz” në pronësinë e Gjinit.

Mendohet se lënda plasëse mund t’i jetë vënë këtij shtetasi pasi dyshohet ai dyshohet se ëshët i përfshirë në trafik droge. Po ashtu mësohet se disa kushërinj të tij janë vrarë vite më parë për hakmarrje pasi kishin vrarë dy vëllezër në Laç.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lende shperthyese mirdite rreshen tonin gjini tritol ne sediljen e pasme te makines tritol tonin gjinit lende shperthyese mirdite rreshen tonin gjini tritol ne sediljen e pasme te makines tritol tonin gjinit

Sondazh

Poll