Aktualitet

Operacioni në Sarandë, Lala: Nëndrejtori i spitalit, anëtar aktiv në bandën kriminale

7 Maj 2019, 03:22 Nga DOSJA
Operacioni në Sarandë, Lala: Nëndrejtori i spitalit, anëtar

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në studion e emisionit “Opinion” për aksionin e së hënës në qytetin e Sarandës. Ajo tha se nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj ishte një anëtar aktiv i bandës, që akuzohet për trafikim të kanabisit.

“Janë tetë të arrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i bandës, nga burimet thonë që merrej me trafik droge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një trafikim në sasi të mëdha kanabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, tha Klodiana Lala.

Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi. Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare, por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë. /Marrë nga Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florenc lallanaj klodiana lala operacioni ne sarande florenc lallanaj klodiana lala operacioni ne sarande

Sondazh

Poll