Aktualitet

Bombë anëtarit të bandës së Met Kananit, ja si u pikas lënda plasëse nga mirditori (FOTO+Detajet)

6 Maj 2019, 20:46 Nga DOSJA
Bombë anëtarit të bandës së Met Kananit, ja si u pikas

MIRDITË– Bombë makinës së ish-anëtarit të bandës së Met Kananit, Armando Gjinit. Lënda plasëse është konstatuar nga vetë ai sapo është futur në mjetin e parkuar pranë banesës së tij në qytetin e Rrëshënit.

Menjëherë sapo ka konstatuar lëndën plasëse, Gjini ka njoftuar Policinë, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana.

Këto të fundit e kanë pasur të pamundur që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse duke e bërë normalisht. Për pasojë i dëmtuar ka mbetur mjeti tip “Benz” në pronësinë e Gjinit. 

[sgallery url=”https://dosja.al/udhetonte-me-bombe-nen-sedilje-forcat-xheniere-shperthim-te-kontrolluar-ne-rreshen/”]

Makina pa targa ka qënë nën pronësinë e vëllait të tij, por përdorej nga Armando. Vetë Gjini është shprehur se nuk ka konflikte me askënd por nga policia nuk është eliminuar pista e hakmarrjes.

Po kush është Armando Gjini?

Gjini është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Vetëm 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para sa i përket tritolit të vendosur i përkasin kësaj piste. Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Me datë 06.05.2019, në Rreshen ,Mirditë në një mjet të parkuar,në përdorim të shtetasit A.Gj.,48 vjeç,banues në Mirditë, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar eksplozive.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

(k.m & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini mirdite tritol armando gjini armando gjini mirdite tritol armando gjini

Sondazh

Poll