Aktualitet

‘Armando kurrë s’do ta besoj, krahëve të mi doli shpirti’/ U vra në ditën e LINDJES, miqtë përlotin rrjetin për 33

17 Shkurt 2021, 07:51 Nga DOSJA

ISLANDË– Miqtë dhe të afërmit e Armando Beqirit kanë përlotur rrjetin me dedikimet që i kanë bërë 33-vjeçarit për ndarjen e tij nga jetë. Një prej miqve nga Tepelena, i ka dedikuar një poezi të gjatë, ndërsa miqtë e huaj janë mjaftuar me një ndarje të fotos së tij dhe shprehjen; “U prehsh në paqe”!

MESAZHI I PLOTË i mikut:

Ti nga Tepelena lart
Une rreze Vjoses me ullinj
Neper bote kerkuam fat
Mergimtar dhe kurbetllinj
2
Helem farmak buka e botes
Me thonje e gjak jeten ndertuam
Malli na gerryen thell kockes
Bab dhe Nene ,Vatrat harruam
3
Armando kurr sdo ta besoj
Shkurtin e hidhur ketij viti
Se dhe Nata ,nate sterroj
Kraheve te mij te doli shpirti
4
Vellaj im
Ketij Arktiku .akull ,bore
Ne jeten time ske harrim
Do kesh perhere vec pervjetor
5
Sot Vellaj im i dashur
Ke ditlindjen ngrihu mes nesh
Foli Memes zemer plasur
Puthe djal e dhe qesh
6
Ngrihe si nga hera goten
Bej dollit si cdije ti
Me Labcen qe mahnit boten
O Lastar ikur i Ri
7
Perkedhele ledhatoj
Djalin qe mbeti bonjak
Nusen qe krah te qendroj
Dhe mua vellan pa gjak
8
Kesaj bote genjeshtare
Asgje nuk marim me vete
Ti mbete lisi mbi Male
O Tepelenas me derte
9
Per ty ka vetem ditlindje
Per ty nuk lind kurr harrimi
Do kujtohesh dhe kendohesh
Lule Armando Beqiri
10
Ne Shqiptaret e Islandes
Si Shqiptaret nga do jane
Di mbrojm zakonet e Nanes
Si mbane Vellai vellan
11
Gjith shokqeria kete dite
Ditlindjen tende feston
Je mes nesh rrezaton drite
Qe nga qielli na shikon
12
Ti hodha drithmat e shpirtit
Letres e njomur nga Loti
Ne cdo Shkurt do festojm bashk
Une ne Toke ti lart tek Zoti

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila e qëlluan disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll