Aktualitet

Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë në Islandë? Armando Beqiri nuk mundi të festonte sot

17 Shkurt 2021, 07:38 Nga DOSJA

ISLANDË– Armando Beqiri është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Islandë, jashtë shtëpisë së tij në Reykjavik. Armando me origjinë nga Tepelena dyshohet se ka qënë i përfshirë në trafikun e drogës, ndaj si pasojë ka ardhur ky sulm ndaj tij.

I riu do mund të festonte sot ditën e lindjes mirëpo fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme ai humbi jetën. Beqiri kishte shkelur për herë të parë në Islandë në vitin 2014, duke mësuar fillimisht gjuhën dhe më pas ishte martuar me një shtetase të huaj, me të cilën kishte lindur një fëmijë dhe ishin në pritje të një tjetri.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes për security ndërsa mediat vendase e përshkruajnë dhe si një mbështetës të flaktë të ekipit kombëtar të futbollit të Islandës. Ndërkohë në rrjetet sociale nuk mungojnë fotot patriotike, me qeleshe si dhe duke treguar tatuazhin që ka në krah: shqiponjën.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila e qëlluan disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë duke e lënë të vdekur në vend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll