Bota

Profesor Hamiti: Osmani dhe Kurti kanë bërë marrëveshje që nga muaji mars

16 Shkurt 2021, 22:07 Nga DOSJA
Profesor Hamiti: Osmani dhe Kurti kanë bërë marrëveshje

KOSOVË- Profesori Muhamet Hamiti tha se mes Albin Kurtit dhje Vjosa Osmani është bërë një marrëveshje në muajin mars të vitit të kaluar. Në një intervistë në “Pressing” Hamiti tha se ata po planifikojnë dhe po krijojnë një sistem absolut.

“Vjosa pasi kishte bërë gjithë këtë histori të moslejimit të kandidimit të saj, nuk hyri në garë fare. Është e vërtetë që LDK ka bërë çmos që ta situojë Vjosa Osmanin dhe pse ne nuk i fituam zgjedhjet. Madje ju e dini që ishte zgjedhur Konjufca për kryetar të Kuvendit dhe me do ‘shkelje” ndërhyrje procedurale Vjosa u bë kryetare e Kuvendit. Vjosa Osmani po thotë në një intervistë të fundit se që nga marsi i vitit të kaluar ajo kishte biseduar me Albin Kurtin se si duhej të punonin bashkë për të siguruar që të kishin edhe presidentin edhe qeverinë. Me fjalë të tjera të krijojnë një sistem, një pushtet absolut”, shtoi Hamiti.

LAJMI KRYESOR: Sfida e re e Albin Kurtit! Me 3 ulëse minus, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe opsionet ideale (Problem emri i presidentit)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti muhamet mustafa vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti muhamet mustafa vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll