Aktualitet

Valë arrestimesh në Tiranë/ ‘Zbërthehet’ grupi i falsifikatorëve, 5 të arrestuar për tjetërsim pronash në Yzberisht

6 Maj 2019, 18:39 Nga DOSJA
Valë arrestimesh në Tiranë/ ‘Zbërthehet’ grupi i

TIRANË– Valë arrestimesh në Tiranë. Pesë persona, mes tyre edhe ish-kryekomunari i Kasharit, Besnik Fuçia kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit.  

Dy biznesmenë ndërtuan dy pallate në zonën e Yzberishtit dhe kishin rënë dakord mes tyre në vitin 2006 me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Pasi kanë përfunduar objektet, regjistrimi dhe dokumentacioni i koaludimit ka përfunduar në pronësit të Caushit duke i hequr ndërtuesit tjetër të drejtën e 50%.

Gjithçka është zbuluar nga Petriti në vitin 2018 ku të drejtat e koaludimit si dhe nga leja e shfrytëzimit e dhënë në kohën e ish-kryekomunarit Fuçia kishte kaluar në emrin e Caushit.

Në një situatë të tillë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti të bëjë kallëzim në Prokurori ku akuzonte 7 persona. Pas hetimeve të kryera, policia ka prangosur 5 persona mes tyre ish-kryekomunarin e Kasharit, Besnik Fuçinë dhe dy gra.

Në pranga rënë ish-kreu i Urbanistikës së Kasharit, Jurgen Memisha, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Nga policia janë arrestuar edhe Teuta Shehaj dhe Miranda Dyrmishaj. 

Përveç katër zyrtarëve të komunës së Kasharit, në prangat e policisë ka përfunduar edhe ndërtuesit Stefan Caushi, si i përfshirë në mashtrim.

Deri më tani nga ana e policisë nuk janë bërë të ditura detaje nga operacioni i zhvilluar pasditen e djeshme në kryeqyetet.  Mësohet se Prokuroria ende po vijon hetimet lidhur me rastin në Hipotekën e kryeqytetit ku edhe priten të përfshirë të tjerë. Në vazhdim pritet që ish-zyrtarët dhe ndërtuesit të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet besnik fucia arrestohet jurgen memisha arrestohet miranda dyrmeshaj besnik fucia jurgen memisha skema e mashtrimit ne yzberisht tirane arrestohet besnik fucia arrestohet jurgen memisha arrestohet miranda dyrmeshaj besnik fucia jurgen memisha skema e mashtrimit ne yzberisht tirane

Sondazh

Poll