Aktualitet

Vdekja e nëntetares Hasanaj/ Xhaçka ndërpret vizitën në Itali, niset me urgjencë drejt Letonisë

6 Maj 2019, 18:26 Nga DOSJA
Vdekja e nëntetares Hasanaj/ Xhaçka ndërpret vizitën

ITALI–  Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Itali për shkak të ngjarjes së ndodhur në Letoni, ku nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën gjatë një stërvitjeje. (Lexo këtu)

Mësohet se ministrja Xhaçka do të udhëtojë drejt Rigës, ku edhe do të vizitojë dy efektivët e plagosur përveç nëntetares që humbi jetën paraditen e sotme.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet letoni olta xhacka vdekja e ushtarakes shqiptare xhacka ne letoni zarife hasanaj letoni olta xhacka vdekja e ushtarakes shqiptare xhacka ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll