Bota

Grushti i shtetit në Mianmar/ OKB-ja paralajmëron pasoja të rënda, nëse ndalohen protestuesit

16 Shkurt 2021, 07:44 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Mianmar/ OKB-ja paralajmëron pasoja të

MIANMAR-OKB-ja ka paralajmëruar ushtarët në Mianmar se duhet të respektojë të drejtën e popullit për protest.

E drejta e tubimit paqësor duhet të respektohet plotësisht,”-kanë thënë ata.

Në një telefonatë, i Dërguari i Posaçëm i OKB-së Christine Schraner Burgener paralajmëroi se çdo formë e reagimit të ashpër mund të ketë pasoja të rënda.

Aksesi në internet në Mianmar u rikthye ditën e sotme, pasi ishte ndërprerë sërish për gjatë natës. Ushtria ka bllokuar  rrjetin në përpjekje për të shmangur organizimet që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit.

Paralajmërimi i  Schraner Burgener erdhi gjatë thirrjes telefonike të së hënës me nënkryetarin e ushtrisë Soe Win. I dërguari special theksoi se ndërprerjet e internetit minojnë parimet thelbësore demokratike.

Autoritetet ushtarake njoftuan ndëshkime të ashpra për ata që kundërshtojnë udhëheqësit e grushtit të shtetit.

Mianmar në 1 shkurt është përballuar me një grusht shteti. Ushtria ka marrë në dorë kontrollin, pasi ka arrestuar udhëheqësen, Aung San Suu Kyi,  e cila akuzohet për manipulim të votave.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christine schraner burgener grushti shtetit ne mianmar christine schraner burgener grushti shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll