Aktualitet

Moti i keq ne Shqipëri/ Balluku: Përmbytjet u ndikuan nga liqeni i Shkodrës

15 Shkurt 2021, 19:20 Nga DOSJA
Moti i keq ne Shqipëri/ Balluku: Përmbytjet u ndikuan nga liqeni i

TIRANË – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku së fundmi ka folur në lidhje me situatën që është krijuar në vend për shkak të dëborës, ku shumë akse rrugore kanë mbetur të bllokuar, si dhe për përmbytjet në disa qytete të Shqipërisë.

E ftuar në Abcnews, Balluku tha se përmbytjet janë ndikuar nga liqeni i Shkodrës, ndërsa shtoi se emergjencat janë në gatishmëri për të ndihmuar të gjitha familjet e përmbytura në Shkodër.

Gjatë kësaj periudhe kemi vendosur të mirëmenaxhojmë kaskadën e Drinit dhe jemi ndihmuar nga fakti që vinin nga thatësirë shumë e madhe. Shkarkimet kanë qenë minimale. Përmet Komitetit është ndjekur çdo dy orë e gjithë kaskada e Drinit dhe shkarkimet kanë qenë shumë të pakta. Sot jemi shumë larg kuotës maksimale. Hektarët që janë nën ujë të gjithë specialistët mund t’ju thonë se kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të liqenit të Shkodrës. Ndryshimi i 2012 është se kemi pasur më shumë sipërfaqe toke të përmbytura”, tha Balluku.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 18:52

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...