Bota

AKR uron VV-në për fitoren në zgjedhje: Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet.

15 Shkurt 2021, 19:13 Nga DOSJA
AKR uron VV-në për fitoren në zgjedhje: Vullneti i

KOSOVË- Aleanca Kosova e Re ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e djeshme në zgjedhje. Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësi i kreut të AKR-së Bexhet Pacolli, Naim Murseli shkruan se AKR-ja do të mbetet një parti konstruktive dhe se e respekton vullnjetin e qytetarëve.

 “Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë. Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim!”, shkroi ai.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora akr uron vv bexhet pacolli naim murseli zgjedhjet ne kosove akr uron vv bexhet pacolli naim murseli zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll