Bota

OBSH miraton 2 versione të vaksinës së AstraZenecës: Të përdoret për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç

15 Shkurt 2021, 19:43 Nga DOSJA
OBSH miraton 2 versione të vaksinës së AstraZenecës: Të

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar 2 versione të vaksinës anti-Covid nga AstraZeneca dhe Oxford-i. Lajmin e ka bërë të ditur vetë OBSH me anë të një postimi në Twitter. Vaksinat do të futen në organizimin e COVAX për tu shpërndarë në vendet e varfëra dhe të mesme. Nga OBSH-ja vaksinat a AstraZenecës/Oxfordit që janë miratuar sygjerohen të përdoren për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç.

“Sot, 2 versione të vaksinës AstraZeneca/Oxford, janë miratuar për përdorim emergjentë, duke dhënë dritën jeshile për këto vaksina që do të mblidhen globalisht përmes COVAX. Vaksinat prodhohen nga AstraZeneca. Si pjesë e Listës së Përdorimit të Urgjencës, OBSH vlerësoi cilësinë, sigurinë dhe të dhënat e efikasitetit, planet e menaxhimit të rrezikut dhe përshtatshmërinë programore, të vaksinës së AstraZeneca/Oxford. Vaksina u rishikua nga Grupi Strategjik Këshillëdhënës i OBSH-së për Imunizimin (SAGE), i cili bën rekomandime për përdorimin e vaksinave në popullatë. SAGE rekomandoi vaksinën AstraZeneca / Oxford # COVID19 për të gjitha grupmoshat 18 vjeç e lart,” thuhet nga OBSH.

Today, 2 versions of the AstraZeneca/Oxford #COVID19 vaccine are listed for emergency use, giving the green light for these vaccines to be rolled out globally through #COVAX. The vaccines are produced by AstraZeneca-SKBio ?? & the Serum Institute of ??

?https://t.co/5NHRcpGxhi pic.twitter.com/BvWM1mrH1S

— World Health Organization (WHO) (@WHO) February 15, 2021

Ndërkohë që vaksina e AstraZenecës nga Autoriteti i Barnave në Evropë (EMA) është miratuar vetëm për personat nën 65 vjeç.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh obsh miraton vaksinen e astrazeneces vaksina e astrazeneca/oxfordi obsh obsh miraton vaksinen e astrazeneces vaksina e astrazeneca/oxfordi

Sondazh

Poll