Bota

Greqia nën pushtetin e stuhisë ‘Medea’, pritet një natë e vështirë në gjithë vendin

15 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
Greqia nën pushtetin e stuhisë ‘Medea’, pritet një

GREQI– Stuhia “Medea” e shoqëruar me temperatura deri në minus 20 gradë celcius dhe erëra të forta do shoqërojë Greqinë edhe gjatë natës së sotme.

Në qendër të Athinës priten reshje dëbore ndërsa në shumë zona të tjera priten reshje të dendura shiu, kryesisht në Sporades, në ishujt e Egjeut Qendror dhe Jugut si dhe në zonat bregdetare të Kretës.

Sipas metereologut grek Manolis Anandranistakis, vala tjetër e motit të keq që pritet të godasë Atikën do të jetë më e ashpër. Siç përshkruan ai, bora pritet të shihet në qendër të kryeqytetit, ndërsa në rrethinat veriore të Athinës reshjet e borës do të jenë edhe më intensive në krahasim me 24 orët e mëparshme.

Qeveria ka ngirtur në gatishmëri Mbrojtjen Civile, Departamentin e Zjarrfikësve, Policinë dhe agjenci të tjera dhe shërbime në mënyrë që të përballojnë valën e dytë të motit të keq. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje për të rivendosur energjinë elektrike në disa zona.  Rruga Kombëtare Athinë – Lamia është mbyllur që prej disa orësh dhe do të rihapet brenda 24 orësh.

Acari pritet në Greqinë qendrore, veriore dhe kryesisht për pjesët malore me temperatura që variojnë nga -18C në -5C.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi stuhia 'medea' greqi stuhia 'medea'

Sondazh

Poll