Bota

KQZ: Numërimi i votave nga diaspora dhe me kusht do të nisë brenda disa ditëve 

15 Shkurt 2021, 20:00 Nga DOSJA
KQZ: Numërimi i votave nga diaspora dhe me kusht do të nisë

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se numërimi i votave nga diaspora do të fillojë brenda disa ditëve. I ftuar në RTV Dukagjini, Elezi është shprehur se subjektet politike kanë të drejtë të ankohen për zgjedhjet edhe pas rezultatit përfundimtar.

“Momentalisht në QNR jemi duke pranuar materiale të ndryshme zgjedhore nga komuna të ndryshme. Pastaj janë disa procedura siç është skanimi i listave përfundimtare të votuesve dhe brenda disa ditëve do të fillojmë procesin e numërimit të votave. Edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen”, tha Elezi.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll