Bota

Rrokada e LDK-së/ Nuk fituan në asnjë komunë, dorëhiqet kryesia e partisë. VV ironizon: Kryetari kalon nga zyrat tona

15 Shkurt 2021, 12:37 Nga DOSJA
Rrokada e LDK-së/ Nuk fituan në asnjë komunë, dorëhiqet

KOSOVËIsa Mustafa ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqja e Mustafës ka ardhur për shkak të humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë. Pas Mustafës është dorëhequr e gjithë kryesia e LDK-së. Ndërkohë që dega e LDK-së në Prishtinë gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e Kreut të kësaj dege, Ismet Beqiri. 

Tashmë dorëheqjet janë dorëzuar, por çfarë pritet të ndodhë me partinë?

Sipas Ekspress, Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda pak ditësh.

Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dorëheqjen e kryetarit, në nenin 27 thotë se kryetari i këtij subjekti mund të japë dorëheqje pa i skaduar mandati. Neni 27 në statutin e LDK-së thotë se Në rast se kryetari i LDK-së shkarkohet apo jep dorëheqje, atëherë saktësohet se brenda 60 ditësh duhet të thirret Kuvendi i LDK-së. Neni 25 në statutin e LDK-së e saktëson se kryetari i këtij subjekti votohet në Kuvend të LDK-së me votim të fshehtë. Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 përqind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetarin. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Dorëheqjen e Mustafës, anëtari i LDK-së Gani Geci e ka cilësuar si një lajm të mirë dhe se duhet të kishte ndodhur më parë, ndërsa VV e ka ironizuar duke thënë se kryetari i kësaj partia kalon nga zyrat e tyre.

Deri më tani, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. Ndërsa, LVV-ja kryeson me 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%.  Më pas renditet PDK-ja me 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora doreheqja e mustafes zgjedhjet ne kosove doreheqja e mustafes zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll