Bota

Vonesa në proces/ Organizata Germin jep shpjegime pse ende nuk ka filluar numërimi i votave nga jashtë Kosovës

15 Shkurt 2021, 13:52 Nga DOSJA
Vonesa në proces/ Organizata Germin jep shpjegime pse ende nuk ka filluar

KOSOVË-Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, ende nuk ka filluar.

Sipas Insajder, organizata GERMIN ka bërë të ditur se vonesat në këtë proces, janë bërë për shkak të një vendimi të Gjykatës Themelore. Në bazë të vendimi pakot me fletët e votimit do të hetohen, sipas shteteve  nga ka ardhur posta.

“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës. Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, thuhet në njoftimin e GERMIN.

Lajmi kryesor:‘KosoVVA sot’/ Numërohen 98% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti pranon humbjen, Kurti: Mandat pa hakmarrje (ZHVILLIMET E FUNDIT)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll