Bota

Kush shënoi rritje e kush pësoi rënie, votat që morën partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 në Kosovë

15 Shkurt 2021, 10:22 Nga DOSJA
Kush shënoi rritje e kush pësoi rënie, votat që morën

KOSOVË –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhënat e deri tanishme për rezultatet. Ndërkohë në Telegraf është bërë një krahasim për ndryshimet e rezultateve të partive midis viteve 2019-2021.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 48,17% apo 374 mijë e 913 vota nga qytetarët e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2019, ku LVV-ja kishte marrë 26,27% apo 221 mijë e 001 vota, në zgjedhjet e këtij viti ka arritur ta përmbysë këtë rezultat.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e dyta si parti në nivel vendi krahasuar me përqindjen e votave që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2019, kështu PDK-ja ka pasur rënie të elektoratit.  PDK-ja ka 17,35% apo 135 mijë e 009 vota, kurse në zgjedhjet e tetorit 2019, kishte arritur të marrë 21,23% apo 178 mijë e 637 vota duke u renditur si partia e tretë.

Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur në rënie në rezultatet e këtij viti, duke u renditur e treta. LDK-ja deri më tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK-ja u renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në këto zgjedhje ka shënuar rënie. Sipas rezultatit të KQZ-së ka arritur të marrë 7,42% apo 57 mijë e 774 vota.

Në zgjedhjet e tetorit 2019, AAK e cila ishte në koalicion me PSD-në ajo kishte marrë 11,51% apo 96 mijë e 872 vota. Në anën tjetër Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje ka marrë vetëm 2,59% apo 20 mijë e 189 vota. Në zgjedhjet e vitit 2019 kjo parti e cila ishte në koalicion me AKR-në dhe PD-në kishte marrë 5,02% apo 42 mijë e 083 vota.

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 99%. LVV-ja kryeson në shumicën e komunave

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll