Aktualitet

15 Shkurt 2021, 07:33 Nga DOSJA

TIRANË– Sot në Shqipëri mbërritën dozat e tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, në vendin tonë erdhën rreth 7020 doza, që do të injektohen tek bluzat e bardha në vend. Lajmin e njoftoi dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sipas të cilit brenda këtij muaji pritet të vijë sasia e 40 mijë vaksinave, për të bërë të mundur kështu edhe vaksinimin e moshave të tretë.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai që bashkë me ministren Ogerta Manastirliu, Arben Ahmtaj dhe forca të Policisë, shkuan në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur dozat e tjera. Para se të dilte të merrte vaksinat e tjera, Rama mbajti një konferencë me gazetarët në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku dha edhe lajmin e mirë se një tjetër vend mik 9sekret si herën e parë) do t’i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. kryeministri shtoi se bisedimet me këtë kompani vijojnë por që emrin e vendit që po i dhuron këto vaksina nuk e tregomn dot, për shkak të kushteve që përmban kontrata.

Ndërkohë në spitalet Covid nuk ka më vend për pacientë të rinj. Këtë e pohoi dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme në Kuvend prej nga bëri të ditur se spitale të reja Covid do të hapen në qarqe të tjera. Ajo tha se sot do të hapen në Durrës dhe Shkodër ndërkohë që do të vijohet më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Mes të infektuarve ditën e sotme është edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Manastirliu inspektoi nga afër spitalin Covid në Durrës ditën e sotme. Ajo ka bërë të ditur se janë 60 shtretër të cilët do të trajtojnë personat e infektuar me Covid. Manastirliu tha se pas këtij spitali do të vijohet me Shodorën, Korçën, Vlorën e Elbasanin që do të bëjnë që të shtohen edhe 430 deri në 630 shtretër. Sipas ministres, stafi në këto spitale është trajnuar ndërsa investimet janë përfunduar, dhe nga sot ato presin pacientët e parë me COVID-19.

Mirëpo këto tejmbushje në spitalet Covid në Tiranë kanë shkaktuar pakënaqësi te familjarët e pacientëve të shtruar. Një qytetar i cili banon në Kashar ka kërkuar nga Infektivi nisjen e procedurave në mënyrë që të nxjerrë nga spitali të afërmin e tij që është me Covid. Qytetari tha se do ti shërbejë më mirë vetë pasi është mjek. Po ashtu, në vendin tonë është shënuar edhe viktima më e re nga COVID-19. Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një 9-vjeçar nga infektimi, i cili pak më parë kushte mposhtur edhe tumorin.

(a.b;k.m;f.g;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll