Bota

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ Enver Hoxhaj: Qëndrojmë në opozitë, s’bëjmë koalicion me LVV-në

15 Shkurt 2021, 06:49 Nga DOSJA
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ Enver Hoxhaj: Qëndrojmë

PRISHTINË– Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Nga më shumë se 97% e votave të numëruara, PDK renditet forca e dytë politike në vend, ndërsa Hoxhaj ka deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti. 

“PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kemi dallim të madh në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis mbi vlerat në të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK.  PDK do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurojë funksionim normal të parlamentit dhe mbi të gjitha që të mundësojmë që të rritet mirëqenia e qytetarëve në një plan afatgjatë. Do të jemi faktor i stabilitetit nga pozita e partisë më të madhe opozitare në vend,”- tha Hoxhaj.

LAJMI KRYESOR: ‘KosoVVA sot!’/ Albin Kurti kryeministër me rekord votash, numërohen mbi 97%. Enver Hoxhaj: Do qëndrojmë në opozitë

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll