Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Hoti i zhgënjyer: Prisnim rezultat tjetër!

14 Shkurt 2021, 22:35 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Hoti i zhgënjyer: Prisnim rezultat

KOSOVË– Avdullah Hoti ka dalë i zhgënjyer nga rezultatet e derimëtanishme pas numërimit të 70% të votave në Kosovë.

Në një dalje për mediat, Hoti tha se priste të tjera rezultate nga këto që dolën dhe se do të zhvillojë një takim me LDK-në. 

“Rezultatet që kemi marr janë të tjera nga ato që kemi pritur dhe nga ato që kam pritur personalisht. E marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate zgjedhore të LDK. Në ditët në vijim do diskutoj gjerësisht me organet e LDK për këtë përgjegjësi timen në zgjedhje. Pres që KQZ të mbyllë procesin e numërimit në mënyrë që t’u hapet rrugë krjimit të institucioneve të reja të dala nga këto zgjedhje,”- tha Hoti. 

Nga ana tjetër, KQZ-ja vijon me numërimin e votave. E para kryeson Vetëvendosja me 49% të votave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 21:34

Gazeta gjermane: VV fiton zgjedhjet në Kosovë 

GJERMANI- Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka shkruar një artikull për zgjedhjet në Kosovë. Në artikullin e saj, gazeta ka bërë një përmbledhje të pr...