Bota

Kryeson në Kosovë pas numërimit të 70% të votave, Albin Kurti del në deklaratë për mediat, Osmani e quan kryeministër

14 Shkurt 2021, 22:49 Nga DOSJA
Kryeson në Kosovë pas numërimit të 70% të votave, Albin

KOSOVË– Vjosa Osmani ka thënë fjalët e para pas kryesimit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e zhvilluara në vend.

Bashkë me Albin Kurtin, të cilin e quajti Kryemnstër, Osmani falenderoi familjen e saj dhe të gjithë votuesit, teksa shtoi se nesër nis puna për një vend më të mirë, nën aleancën e SHBA-ve. 

Pjesë nga fjala e Osmanit:

Duke qëndruar ketu përpara jush, jemi të vetëdijshëm për besimin e madh që na keni dhënë. Së bashku me ju, sot do të shënojmë historinë, përgjegjësia që na keni veshur është një nder i madh. Ky nuk është një mandat për hakmarrje dhe nuk është një mandate për kthimin mbrapa. E luftojmë me ngulm dhe pa kundërshtim korrupsionin, kjo qeevri do të jetë qeveria juaj. Nëse ka ende në mesin tuaj të tillë që mendojnë se në Kosovë vështirë se bëhen ndryshimet, kjo është përgjigjia. Qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keqqeverisjen dhe e dini kur duhet thënë stop e mjaft. Ne do të jemi institucioni që do të distancohemi nga të këqijat e të kaluarës, t’i japim vendit fuqi. Kosova do të ndryshojë dhe secili do të ndihet që është pjesë e ndryshimit që po vjen. Është bër shumë punë, kemi ecur së bashku, cep më cep dhe për këtë gjë, përkulemi para jush. Fillon puna sot, për të na bashkuar të gjithëve, përtej ndasive. Ishte nder i veçantë që të punojmë bashkë me kryeministrin Kurti dhe do të ecim bashkë në këtë rrugëtim të ri me partnerët tanë strategjik, SHBA-në.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2021, 21:34

Gazeta gjermane: VV fiton zgjedhjet në Kosovë 

GJERMANI- Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka shkruar një artikull për zgjedhjet në Kosovë. Në artikullin e saj, gazeta ka bërë një përmbledhje të pr...