Bota

Zgjedhjet në Kosovë marrin vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndalen tek dialogu me Serbinë: Do ketë përballë një part

14 Shkurt 2021, 23:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë marrin vëmendjen e mediave

KOSOVË– Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve në Kosovë që u zhvilluan sot, kryesisht fitores së theksuar të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes. Referuar sondazheve, Reuters, Bloomberg, El Pais, Euoneës dhe DË shkruajnë se këtë herë fitorja është pa dyshim në duart e Kurtit.

“Kanë fituar mjaft vota për një shumicë të përgjithshme, që e vë Kurtin në një pozicion ku ai nuk ka pse të kërkojë aleatë,”– shkruan EuroNews.

“Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës. 888 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se i gjithë procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta. Ajo uroi Kosovën dhe qytetarët e saj për zgjedhje të lira dhe demokratike,”- shton DW.

Ndërsa Bloomberg ka prekur edhe temën e dialogut me Serbinë.

“Më pak se një vit pasi Kurti u rrëzua si Kryeministër për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë në shfaqje të koronavirusit, ish i burgosuri politik ka fituar përsëri mbështetjen me premtime për të luftuar korrupsionin.  Serbia do të ketë përballë një partner akoma më të vështirë në bisedimet për normalizmin e marrëdhënieve,”- shkruan media në fjalë.

Media spnajolle “El Pais” shton se: Rezultatet e para i japin një fitore të qartë për Vetëvendosjen, një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës duke iu referuar sondazheve!

Ndërkohë në Kosovë vijon numërimi. Vetëvendosja kryeson, pas numërimit të 70 % të votave me 47.8 % të tyre. Vetë Kurti dhe Osmani mbajtën fjlën për mediat si fitues të këtyre zgjedhjeve, ngjarje të cilën e konsideruan moment historik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll