Politike

Grida Duma takon të rinjtë në Kavajë: Do ta ndryshojmë vendin së bashku!

14 Shkurt 2021, 17:44 Nga DOSJA
Grida Duma takon të rinjtë në Kavajë: Do ta ndryshojmë

KOSOVË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma zhvilloi sot një takim në një lagje tradicionale në qendër të qytetit të Kavajës me qytetarë  të cilët shprehën problematikat për Bashkinë. Duma qartësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u theksua se pushteti lokal nuk do të ketë më mundësi të taksojë bizneset e vogla dhe të mesme më shumë se 5% të xhiros.

Duma qartësoi se në zonat e varfra të periferisë së Kavajës do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Shumë të rinj prezent në takim treguan entuziazëm për suvencionimin e tarifës në Universitete, sepse vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta dhe pamundësia ekonomike është mbytëse.

Do të shkojmë fshat me fshat me një vëmendje të vecantë te bujqësia, sepse i gjithë sistemi i infrastrukturës kërkon një përmirësim serioz. Infrastrukturë që sot krijon probleme serioze dhe kjo zonë mbështet ekonominë e saj në këtë sektor. E gjithë zona që mbështet të ardhurat në turirizëm për shkak të pandemisë gjenden në pamundësi të aktivitetit ekonomik dhe dëmtimet janë kolosale e ka mijëra të papunë.

Është shumë e turpshme që zoti Bushati ka bërë një prononcim të tmerrshëm ku përmendte me urrejtje, sesi njerëzit mund të bëhen vrasës, është e turpshme që të arrish në këtë pikë, ku të gjithë po bëjmë detyrën të bësh thirrje për detyrën. Nuk e di se kush e pasur më të vështirë mbrëmë, se ato burrat që hapën rrugën apo ai që po rrinte në automjet duke pritur radhën. Kjo nuk është një situatë normale është një situatë e motit ekstrem ku pritet që të zgjasë deri të premten dhe pritet që temperaturat të arrijnë deri në -24 gradë Celsius,”– tha Duma.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma ne kavaje grida duma grida duma ne kavaje

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2021, 14:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku nisi fjalimin e tij me premtime të bëra vite më p...