Politike

Socialistët gjejnë shkakun e bllokimit, Balla: Borë si kjo s’është parë ndër vite

14 Shkurt 2021, 07:35 Nga DOSJA
Socialistët gjejnë shkakun e bllokimit, Balla: Borë si kjo

ELBASAN– Pas motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, Taulant Balla ka dalë me një thirrje të fortë mëngjesin e sotëm. Balla bën thirrje që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe për çdo nevojë shëndetësore të telefonojnë numrin 127.

Balla shkruan se nuk është parë në shumë e shumë vite një stuhi e tillë bore në Qarkun e Elbasanit. Duket se Balla ia delegon borës shkakun e bllokimit të akseve rrugore si dhe të bllokimit të qytetarëve.


POSTIMI:

Mirëmëngjes, Kjo stuhi dëbore nuk është parë në shumë e shumë vite në Qarkun Elbasan. Edhe gjatë natës edhe tani po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli. Temperaturat tepër të ulta dhe erërat e forta e kanë bërë punën tepër të vështire. Dëmet në rrjetin elektrik janë të mëdha gjithashtu. Kurrë s’kam parë një stuhi të tilë. Lutem banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 127”, shkruan Balla.

HARTA LIVE/ Shqipëria e bllokuar nga dëbora, situata e rëndë në Lezhë, Krujë e Elbasan! Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike moti i keq ne shqiperi taulant balla moti i keq ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll