Politike

Situata me akset kombëtare/ Bardhi: Mijëra qytetarë të bllokuar! Rama na premtoi 500 borëpastruese

13 Shkurt 2021, 21:36 Nga DOSJA
Situata me akset kombëtare/ Bardhi: Mijëra qytetarë të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar bllokimin e qytetarëve në akset kombëtare sot prej motit të keq. Bardhi kujton premtimin e Ramës për 500 borëpastruese, ndërkohë që thotë se momentalisht ato numërohen me gishtat e dorës në gjithë vendin.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon. Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet. Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit. Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë. Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve. Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë.

LAJMI KRYESOR: HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë! (VD-FT)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2021, 16:37

Damian Gjiknuri u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 si ministër i Energjetikës dhe Industrisë dhe mori po...