Politike

I ngecur në mes të dëborës, Lulzim Basha ironizon qeverinë: S’ka kripë për rrugët se e ka mbaruar Nusreti (POSTIMI

13 Shkurt 2021, 23:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar qeverinë për mungesën e kripës në akset rrugore që janë bllokuar nga dëbora.

I ngecur mes Tales dhe Shënkollit, pasi u nis për një vizitë në Shkodër, Basha ka ripostuar një status në profilin e tij në Twitter, ku konstaton mungesën e kripës në rrugë.

Me nota ironie, kryeopozitari shton se nuk ka kripë për rrugët pasi e ka mbaruar Nusreti, duke rikthyer edhe njëherë darkën e bujshme të kabinetit qeveritar në Dubai.

Nuk ka kripë për ta hedhur në rrugë, pasi e ka mbaruar Nusreti,”- shkruhet në status.

Lulzmi Basha është bllokuar mes Tales dhe Shënkollit. Ai u nis për një vizitë në Shkodër por dëbora që ka bllokuar të gjithë vendin, e la në mes të rrugës. Pavarësisht situatës, shoqëruesit e kryedemokratit u filmuan teksa ndihmonin nja atuo-ambulancë të dilte nga ngrica.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha bllokohet ne debore lulzim basha basha bllokohet ne debore lulzim basha

Sondazh

Poll