Aktualitet

Moti i keq në Korçë, në disa rrugë mund të lëvizet vetëm me zinxhirë

13 Shkurt 2021, 19:58 Nga DOSJA
Moti i keq në Korçë, në disa rrugë mund të

KORÇË-Reshjet e dëborës në Korçë, vijojnë të bien prej mëngjesit. Mësohet se të gjitha akset nacionale janë të hapur por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në rrugët që duhet të lëvizet me zinxhirë janë:

Qafëthanë-Pogradec-Plloçë
Qafë Plloçë-Korçë
Korçë-Kapshticë
Korçë-Dardhë
Korçë-Voskopojë
Korçë-Dogana Goricë
Korçë-Qafë Qarr-Ersekë

Në zonën e Voskopojës dhe në Dardhë dëbora kalon 40 cm, në njësinë Vithkuq fshati Shtyllë 70 cm në Mashkullorë drejt Panaritit 1.5 m dëborë, si pasojë qarkullimi është i kufizuar. Po ashtu, në Mokër dëbora ka kaluar 50 cm dhe fshatrat mund të lidhen me njëra-tjetrën vetëm me mjete të larta të pajisura me zinxhirë.

Lajmi kryesor: HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë! (VD-FT)

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne korc moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti i keq ne korc moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll