Aktualitet

Pragosja e Edvin Priftit! Juristja fajëson avokatin e mjekut: Ia siguroi 8 vite burg pa shërbim prove, “zhyti” edhe noteri

13 Shkurt 2021, 19:44 Nga DOSJA
Pragosja e Edvin Priftit! Juristja fajëson avokatin e mjekut: Ia siguroi 8

TIRANË– Sot, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi masën e sigurisë, “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion. Ndërkohë që bashkë me prangosjen, iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që i mbante në banesën dhe zyrën e tij. Juristja e njohur Enida Bozheku ka fajësuar avokatin e tij Henrik Ligorin, i cili sipas saj, i ka shtuar klientit dy akuza të tjera, atë të evazionit fiskal dhe pastrimin e parave. Vepra penale që shkojnë deri në 8 vite burg. 

Vazhdo avokat, se deri tani një 8 vjeçare burg, pa sherbim prove, sa po ja sigurove klientit tend. Sinqerisht, mjekut mund ti aplikohej detyrim paraqitje, me ndalim udhetimi jashte vendi, si masa shtrenguse, nuk eshte me rrezikshmeri shoqerore dhe, pavaresisht veprave penale, krim i “jakave te bardha” mbetet i prezumuar deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere,”-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Ah per Avokat, mire korrupsioni aktiv, po me ato qe deklaroj ne salle te gjyqit, doktorit te shkrete, qe vetem arrest me burg nuk duhej t’i jepej, do i shtohen edhe: pastrim i produktit te vepres kriminale dhe evazion fiskal. Perkatesisht: transaksjoni ilegjitim cash mbi normat e lejuara nga ligji per pastrimin e parave per shit-blerjen ne bashkepronesi (deklaruar nga avokati-mekanik, ja zhyti dhe Noterit qe ka bere aferen); Mos pagimi i detyrimeve fiskale per ato 220 mije euro e cmimeve nderkombetare. Vazhdo avokat, se deri tani një 8 vjeçare burg, pa sherbim prove, sa po ja sigurove klientit tend. Sinqerisht, mjekut mund ti aplikohej detyrim paraqitje, me ndalim udhetimi jashte vendi, si masa shtrenguse, nuk eshte me rrezikshmeri shoqerore dhe, pavaresisht veprave penale, krim i “jakave te bardha” mbetet i prezumuar deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere. Pra, prezumimi i pafajsise, mbahet parasysh ne cdo shkalle e gjendje te gjykimit. Po me ate avokatin – mekanik, pisk e ka pune, mjeku.

Pse akuzohet mjeku kardiolog?

Në përgjimet që prokuroria po kryente ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, në skenë doli emri i mjekut Edvin Prifti. Mjeku sipas prokurorisë mori një shumë parash nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, që ti kryente një ndërhyrje jashtë radhe. Pas operacionit ku u arrestua gjyqtarja, SPAK gjeti 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrën dhe shtëpinë e mjekut Edvin Prifti. Fillimisht ai u pezullua nga detyra bashkë me infermieren Trëndafile Frëngu, ndërsa sot në mënyrë të beftë, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet mjeku edvin prifti edvin prifti enida bozheku arestohet mjeku edvin prifti edvin prifti enida bozheku

Sondazh

Poll