Bota

Studiuesit japonezë drejt përdorimit të satelitëve të drurit, evitojnë mbetjet dhe ndotjet në hapësirën kozmike

13 Shkurt 2021, 11:23 Nga DOSJA
Studiuesit japonezë drejt përdorimit të satelitëve të

JAPONI– Satelitët shkaktojnë mbetje dhe ndotje të mëdha në hapësirën kozmike. Tani studiuesit po përpiqen të prodhojnë satelitë prej druri. Një kompani Japoneze dhe Universiteti i Kyoto bashkuan forcat për të zhvilluar atë që besojnë se do të jetë sateliti i parë prej druri deri më 2023.

Partneriti do të fillojë eksperimentimin me disa lloje druri që rriten në ambiente ekstreme të Tokës. Satelitët prej druri bëhen me qëllim që të reduktohen mbetjet hapësinore të cilat po shndërrohen në një problem me rritjen e prezencës së tyre në orbitën e Tokës.

Satelitët prej druri do të digjeshin në momentin që bien drejt Tokës duke eliminuar kështu emetimin e substancave të dëmshme nga ky proces në atmosferë. Një prej hulumtuesve ka qenë astronaut që ka vizituar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në 2008.

Prej kohësh ekspertët kanë ngritur alarmin për mbetjet hapësinore që bien drejt Tokës për shkak të numrit të lartë të satelitëve në orbitë. Vetëm kompania e Elon Musk deri tani ka lëshuar 900 satelitë interneti Starlink dhe ka në plan të hedhë me mijëra prej tyre.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me faktin se të gjithë satelitët që ri-hyjnë në atmosferën e Tokës digjen dhe krijojnë grimca të vogla alumine të cilat do të notojnë në atmosferën e sipërme për shumë vite,”– i tha Takao Doi, një profesor në Universitetin e Kiotos dhe astronaut japonez BBC.

“Përfundimisht do të ndikojë në mjedisin e Tokës. Faza tjetër do të jetë zhvillimi i modelit inxhinierik të satelitit, atëherë ne do të prodhojmë modelin e fluturimit,”– shtoi profesor Doi.

Si astronaut ai vizitoi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në Mars 2008. Gjatë këtij misioni, ai u bë personi i parë që hodhi një bumerang në hapësirë ​​që ishte projektuar posaçërisht për përdorim në mikrogravitet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota japoni satelite druri takao doi japoni satelite druri takao doi

Sondazh

Poll