Bota

Zgjedhjet në Kosovë, do të jenë në dispozicion 88 prokurorë dhe 30 gjyqtarë

13 Shkurt 2021, 09:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, do të jenë në dispozicion 88

KOSOVË- Në dispozicion për zgjedhjet në Kosovë do të jenë 88 prokurorë, 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial dhe 30 gjyqtarë. Lajmin e ka bërë të ditur Laura Pula nga Porkuroria e Shtetit si dhe Fatime Dërmaku Këshilli Gjyqësor i Kosovës.  

“I kemi caktuar 88 prokuror së bashku me 40 zyrtar nga sistemi prokurorial që do të operojnë së bashku me Policinë e Kosovës”,tha Pula.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar 30 gjyqtar kujdestar për t’ju përgjigj kërkesave nga prokuroria e shtetit”, tha Dërmaku.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fatime dërmaku laura pula zgjedhjet ne kosove fatime dërmaku laura pula zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll