Bota

VIDEO/ Qenushët i japin fund beqarisë për bamirësi një ditë para Shën Valentinit

13 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Qenushët i japin fund beqarisë për bamirësi një

SHBA– Përpara ditës së të dashuruarve, këto krijesa me 4 putra vendosën t’i jepnin fund beqarisë. Ata u martuan në një ceremoni në Greenville, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qendra e përkujdesjes së kafshëve. Emrat e tyre janë Sasi dhe Sparrow. Kaluan eventin duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve dhe duke ngrënë tortë, sigurisht, në mënyrën e tyre.

Ata janë të mbijetuar të sëmundjeve të zemrës dhe “martesa” e tyre u bë për të grumbulluar fonde bamirësie, për të ndihmuar qen të tjerë të sëmurë, raporton FaxCarolina.

Paula Church, koordinatore e qendrës së përkujdesjes së kafshëve, u shpreh: “Njoftimi me të vërtetë i madh që bëmë për këtë ngjarje është: nga tani e tutje, ne do të mbulojmë koston e trajtimit të sëmundjeve të zemrës në mënyrë që ta heqim atë pengesë për birësuesit”.

Si dhuratë për dasmën, qendra ka ulur tarifat e birësimit për një javë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll