Bota

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Bulajic: Njohja e Kosovës është një turp i madh

13 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Bulajic: Njohja e

MAL I ZI– Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtari i Fronit Demokratik, Strahinja Bulajic, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë kanë qenë dy turpet më të mëdha në historinë e Malit të Zi.

Buljaic ka folur se si Mali i Zi duhet që të ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që sipas tij është partneri më i fortë ekonomik në rajon. Ai ka thënë për serbët duke i konsideruar si vëllezër, derisa thotë se vëllai duhet të konsultohet për gjithçka dhe të kërkohet ndihmë së pari prej tij, sipas Alo.rs.

Gjatë kohës që pritej formimi i Qeverisë së Malit të Zi është folur mjaft shumë se në rast të ardhjes së partive pro-serbe në pushtet do të mund të kishte ndonjë zhvillim sa i përket njohjes së Kosovës si shtet.

Megjithatë zëvendëskryeministri, Dritan Abazovic, kishte deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk preket.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni njohja e kosoves strahinja bulajic njohja e kosoves strahinja bulajic

Sondazh

Poll