Politike

ME FOTO: E bën sërish! Distancimi zero, PS e Kavajës mblidhet në lokal, Redjan Krali s’nxjerr shembuj as nga gjobitja e mi

12 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA

KAVAJË- Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka publikuar disa foto nga një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste në lagjen nr.5. Edhe pse dy ditë më parë Komiteti i Ekspertëve vendosi masa të reja kufizuese, kur bëhet fjalë për fushatë pandemia mesa duket nuk ekziston. Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë Krali më shumë se 10 veta janë mbledhur në lokal, ndërkohë që distancimi social është zero, madje ata shfaqen ngjitur me njëri-tjetrin duke pozuar për foto.

“Lagja nr.5. Djem të rinj plot energji dhe ambicie, kryefamiljarë të përkushtuar, njerëz të thjeshtë të paangazhuar, me bindje të ndryshme. Ky është zëri që duam të dëgjojmë. Nuk mund të pretendojmë se bëjmë më të mirën për komunitetin po nuk i dëgjuam nga goja e tyre nevojat, shqetësimet dhe kërkesat që kanë! Na i thonë çdo ditë, në çdo takim, pa ndroje, pa mosbesim sepse e dinë tashmë që puan është përgjigja jonë.  Në datë 25 prill vota për Partinë socialiste të Shqipërisë është votë për Punën.“- shkruan ai krahas fotove.

Edhe disa ditë më parë, Krali zhvilloi një takim të ngjashëm duke injoruar rregullat e pandemisë, ndërsa duket se nuk ka marrë shembull as nga gjoba që sot nga marrë ministri i Turizmit, Blendi Klosi. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike redjan krali redjan krali

Sondazh

Poll