Politike

Kryemadhi: Angazhimi i të rinjve në politikë i domosdoshëm, rinia në fokusin e programit tonë

13 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
Kryemadhi: Angazhimi i të rinjve në politikë i domosdoshëm,

POGRADEC- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një takim me të rinjtë në Pogradec. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se angazhimi i të rinjëve në politikë është i domosdoshëm pasi struktura e shtetit shqiptarë e ka harruar farë rininë dhe e kanë shkatërruar sistemin arsimor. Ajo gjithashtu tha se gjatë vizitave në qytetet e tjera ka parë të njëjtën problematikë, atë të largimit të të rinjëve nga Shqipëria.


Fjala e saj:

Takimi me votuesit për herë të parë për ne është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm si takim por edhe puna që bëjmë si LSI dhe si LRI. Sot angazhimi i të rinjve në politike është i domosdoshëm  për shumë arsye. E para sepse mungesa e të rinjve në jetën politike por dhe në të gjithë strukturën e shtetit shqiptar  ka bërë që jo vetëm të jenë arrogantë, jo vetëm të harrojnë rininë por  të shkatërrojnë sistemin.  Dhe për ne shkatërrimi i sistemit do të thotë që nga shkatërrimi i shkollës, i sistemit arsimor i cili sjell pastaj të gjithë boshllëqet dhe goditjet që vijnë në shëndetësi ekonomi, etj. Unë dje kam qenë gjithë ditën në Fier, kam qenë në Patos, Roskovec dhe një nga problemet më të mëdha që kishin familjet atje ishte largimi i të rinjve. Jam e bindur që  dhe në Pogradec kjo është një nga problemet më të mëdha. Dhe jo vetëm kjo por dhe mungesa e shpresës. Shumë studentë që janë nga Pogradeci në Tiranë nuk duan të kthehen më në Pogradec për shkak të mungesës së hapësirave për të zhvilluar jo vetëm profesionin e tyre por dhe ekonominë. Ashtu sikurse ne mund të themi që qyteti i Pogradecit është një qytet i jashtëzakonshëm për sa i përket zhvillimit të turizmit por dhe për klimën që është klimë kurative. Para 1 jave isha në Vlorë dhe takova një grua që ishte biznesmene. Iu ishte kërkuar nga Bashkia e Pogradecit për të sjellë një anije turistike në qytetin  e Pogradecit dhe jo vetëm që nuk  kishin marrë përsipër të gjithë investimin e tyre për ta sjellë por as nuk i kishin ndihmuar për të ndërtuar qoftë dhe një mol për të shërbyer në periudhën e verës apo dhe pranverës në kohën që të shërbejë për turizmin që të rrisë dhe pjesëmarrësen e qytetarëve që vijnë. Po kështu ajo që të bën përshtypje është mungesa e vëmendjen në infrastrukturë jo vet5ëm arsimorë por dhe të punësimit. Ne në programin tonë kemi 5 propozime shumë të thjeshta ku kryesoret bazohen tek arsimi. Për ne programi Mëso dhe Fito është një nga politikat më të rëndësishme sidomos për shkollat profesionale dhe më pas është për të vazhduar dhe  me rritjen e buxhetit në arsim në mënyrë të tillë që të krijojmë hapësira jo vetëm për të zhvilluar infrastrukturën por dhe për pagesën e mësuesve në mënyrë të tillë që mësuesit të mos jenë më militantë politikë por  të jenë ata që do të edukojnë brezin  e ri. Ne jemi fokusuar gjatë gjithë këtyre ditëve me tryezën e arsimit për shkak të vetë pikave kryesore sepse për ne si LSI rinia është një nga pikat më të rëndësishme dhe energjia kryesore e jona. Jam shumë e privilegjuar duke pasur parasysh që 70-80% e bazës që votojnë LSI janë të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Prandaj dhe fokusi i LSI është tek të rinjtë.

(I.A;A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi takim m takim me te rinjte monika kryemadhi takim m takim me te rinjte

Sondazh

Poll