Politike

PAMJET ME DRON: Shkodra nën ujë! Ish-deputeti Spahia: Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

12 Shkurt 2021, 20:36 Nga DOSJA
PAMJET ME DRON: Shkodra nën ujë! Ish-deputeti Spahia: Edi Rama vazhdon

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka shpërndarë pamje me dron nga Shkodra, disa mijëra hektarë të të cilës ndodhen nën ujë për shkak të motit të keq. Në postimin e tij në Facebook, Spahia shkruan se gjendja e qarkut Shkodrës ende nuk e ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. 

Ai shton se numri një i qeverisë do të marrë përgjigjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

FATURA E BRAKTISJES SE SHKODRES DO PAGUHET ME 25 PRILL! Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!  Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike. Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill! Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore!,”-shkruan ish-deputeti. 

Për shkak të reshjeve të shiut, Shkodra ka më shumë se 4000 ha tokë nën ujë, dhe shumë familje të evakuuara nga banesat. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia permbytjet ne shkoder shkoder bardh spahia permbytjet ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll