PËRGJIMET/ Nuk mjaftojnë 2 mijë euro për doktorin, “sekserja” këshillon vajzën e pacientes: Mbaji lekë 5-she, 10-she
TIRANË- Zbardhen përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjet mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti, që tashmë është pezulluar nga detyra.
Në përgjimet që ka siguruar abcnews, është Migena Skënderi, e cila bashkëpunon me kryeinfiermieren e repartit të djegieve Trëndafile Frangu, në lidhje me operacionin e nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë. Siç thuhet në dosjen e përgjimeve Migena i thotë Manuelës se në mënyrë që Trëndafile Frangu të negocojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti, do një shumë parash, ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë, për të futur nënën në operacion.
Nga përgjimet del se edhe Migena është përballur me të njëjtën situatë pasi para disa kohësh ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.
“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen.
Siç bën me dije Abcneës, Migena Skënderi më 3 korrik të vitit të kaluar ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat më pas ia ka dhënë Trëndafile Frangun në QSUT.
Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Në përgjime Manuela i ka thënë që nuk i ka në lekë shqiptare, ndërsa Migena i thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo i thotë që gjatë kohës që e ëma do të qëndojë në spital ajo duhet t’u japë 5 mijë lekëshe ose 20 mijshme personeli shëndetësor.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura
Migena: El ngjo nesër
Manuela: Hë hë
Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto
Manuela: Ëhë me e shtru?
Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori
Manuela: Po
Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)
Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet
Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë
Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se
Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?
Migena: Unë I kam fut dy
Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë
Migena: Dy mij, a kupto Genën?
Manuela: Dy million, po
Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne
Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona
Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pesqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali
Manuela: Po pra, m’thuj
Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum dy mijë euro atij që ja futëm në zarf
Manuela: Po mirë po i bëj euro.
Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të djeshëm, bashkë me infermieren Frangu, bashkëpunëtore e tij. Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Jemi larg imunitetit të tufës”, Tomini: Edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, janë të ekspozuar ndaj varianteve të rej
TIRANË- Edhe ata që e kanë kaluar Covid-29 janë të ekspozuar ndaj varianteve të reja. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN zëvendësministrja e Shë...
Brataj jep LAJMIN:Të hënën vijnë 7 mijë vaksina nga Pfizer në Shqipëri
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë se ditën e hënë të javës së ardhshme në vendin tonë pritet të vijnë 7 mijë vaksina, nga...
U infektua nga koronavirusi pak ditë më parë, i burgosuri shqiptar vdes në qeli nga një tjetër sëmundje
LARINO- Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në burg vetëm disa orë pasi ka dalë nga spitali Cardarelli në Itali. Shqiptari kishte rezultuar i infektu...
“Një emër, një zemër, një jetë”/ Lule dhe qirinj në vendin ku u masakrua me thikë, italianët homazhe për vdekjen e
ITALI– Disa ditë më parë në Itali, punonjësja shqiptare e seksit, Luljeta Heshta u qëllua për vdekje në mes të qytetit të Milanos. Për vrasjen e 44-vje&cc...
Masat e reja anti-COVID, Policia e prerë me qytetarët: Dje i këshilluam, sot s’do të ketë tolerime! Bizneset të mbyllen
TIRANË– Zv.Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu është shprehur nga ora 20:00 e mbrëmjes kur fillon ora policore, nuk do të toleroh...
Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 26-vjeçari në spitalin e Fierit (EMRI)
FIER- 26-vjeçari i identifikuar si Arbër Buzi, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth ...
E BUJSHME! Gjyqtarja Enkelejda Hoxha do lironte “të fortin” e rrugës së Kavajës, Genc Ferhatin. Zbulohet lidhja intime m
KRUJË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha po përgatiste një tjetër lirim të bujshëm! Ndryshe nga sa u njoftua nga Prokuroria e Posaçme, Saimir Petani nuk ish...
Përgjimi gjyqtares/ Takimi me avokatin në shtëpi me qira zbuloi ndërmjetësimin për lirimin nga burgu
KRUJË- Të shtunën në orën 10, gjyqtarja Enkeleida Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabakun dhe të arrestuarit e tjerë do të dalin para gjykatës për tu njoh...
EMRAT/ Trafik klandestinësh dhe kanabisi, burgoset banda shqiptare në Britani, policia i kap me 56 mijë paund (Si ndodhi arre
BRITANI– Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri, janë arrestuar ditën e sotme në Britani pasi këto të fundit janë kapur me dy çanta të mbushu...