Aktualitet

“Jam punëtor krahu…”/ Theu orën policore, efektivët shtrijnë në tokë dhe dhunojnë qytetarin në mes të Tiranës: S

13 Shkurt 2021, 06:57 Nga DOSJA
“Jam punëtor krahu…”/ Theu orën policore,

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, ku dy punonjësit e policisë kanë shtrirë përtokë dhe kanë dhunuar një qytetar, pasi ky i fundit ka shkelur orën policore, te vendosur nga Komitetit i Ekspertëve për parandalimin e Covid-19. 

Siç shihet në një video të publikuar kreu i FRPD, qyetari i cili ëhstë identifikuar Festim Peza, po kthehej me makinë në shtëpinë e tij, ndërkohë që është ndaluar nga policia e cila po kryente kontrolle në rrugë.


Në video shihen dy policë që fillimisht e kanë nxjerrë Pezën nga makina dhe e kanë shtrirë në tokë, dhe në një moment dëgjohen duke i thënë: S’ke bythë të na ikësh ne, mos lëviz prej aty”.

Peza dëgjohet duke thënë: “Nuk po ik nga ju o shef, jam punëtor krahu, jamë punëtor krahu…nuk iki mor burrë”.

Ndërkohë ata kanë nisur ta godasin me shqelma në momentin që e kanë futur në makinë. Sakaq, Këlliçi në një postim që ka bërë,  kërkon që të procedohet efektivi i Policisë që ka dhunuar qytetarin.

“Festim Peza po kthehej në shtëpi pas një dite pune të lodhshme. Ora shënon 22:10. Patrulla e ndalon përpara shtëpisë, e shtrin përtokë, e godet, në fund i heqin dhe patentën për 3 vjet. Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës! E gjitha kjo për 10 minuta vonesë ndaj orës policore të përcaktuar nga Edi Rama me një akt-normativ. I bëj thirrje autoriteteve, të procedojnë konform ligjit dhe rregullores, efektivin në video. Ndalni dhunën!”, shkruan Këlliçi teksa poston videon.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festim peza festim peza

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 21:53

TIRANË– Sherr me teologut Arian Curri dhe analistit Julian Zyla. Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Curri i ka përmendur Zylas, sipas tij një biznes që ...