Aktualitet

Thyen orën policiore/ 29 shoferëve iu pezullohet leja e drejtimit, gjobiten 15 qytetarë

13 Shkurt 2021, 06:39 Nga DOSJA
Thyen orën policiore/ 29 shoferëve iu pezullohet leja e drejtimit,

TIRANË- Pas hyrjes në fuqi të orës policore, në orën 20:00, uniformat blu kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin për të monitoruar respektimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së COVID.

Sipas policisë, nga kontrollet që janë bërë mbrëmjen e djeshme janë gjobitur 15 qytetarë me 10 mijë lekë  që lëviznin pa asnjë autorizim Ndërkohë për 29 drejtues mjetesh që po lëviznin jashtë orës policore është marrë masa e pezullimit të lejes së qarkullimit.

Policia e Shtetit

Qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e mjeteve jo vetëm në qendrat e qyteteve, por edhe në periferi, po zbatojnë me korrektësi masat kufizuese anticovid.

Prej orës 20:00, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë monitoruar zbatimin e orës policore, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve. Ora policore është respektuar nga drejtuesit e mjeteve, nga qytetarët dhe nga pronarët e bizneseve. Gjatë mbrëmjes së sotme janë evidentuar një numër shumë i vogël drejtuesish të automjeteve dhe qytetarëve që kanë shkelur orën policore, duke lëvizur pa autorizim, për arsye jo të domosdoshme. Për 29 drejtues mjetesh që janë konstatuar në këtë shkelje, në të gjithë vendin, është marrë masa pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu janë ndëshkuar në të gjithë vendin, me nga 10.000 lekë, 15 qytetarë që lëviznin pa autorizim, pa ndonjë arsye të domosdoshme. Policia e Shtetit apelon për zbatim rigoroz të masave anticovid nga të gjithë qytetarët, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar punonjësit e Policisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 21:53

TIRANË– Sherr me teologut Arian Curri dhe analistit Julian Zyla. Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Curri i ka përmendur Zylas, sipas tij një biznes që ...