Politike

Presidenti Meta takim me zyrtarin e lartë hungarez, Péter Szijjártó: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

12 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA
Presidenti Meta takim me zyrtarin e lartë hungarez, Péter

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur të premten në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, presidenti Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy popujve, duke ia vënë theksin rëndësisë së rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve të mirëpritura hungareze në Shqipëri.

Po ashtu presidenti Ilir Meta, i ka shprehur Szijjártó, falenderimet për mbështetjen e Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike péter szijjártó.  péter szijjártó. 

Sondazh

Poll