Politike

As Korça, dhe as Fieri! Rrëzohet “pakti” PS-PD, pilotimi i votimit elektronik do bëhet në Tiranë. Dy opsionet

12 Shkurt 2021, 17:40 Nga DOSJA
As Korça, dhe as Fieri! Rrëzohet “pakti” PS-PD, pilotimi

TIRANË– As Korça dhe as Fieri, projekti pilot i numërimit elektronik të fletëve të votimit do të implementohet në kryeqytet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi sot propozimet e dy partive të mëdha për zonat që sugjeruan për numërimin elektronik, por nga anëtarët u vendos që të bëhet vetëm në një zonë të bashkisë së Tiranë. Duke hedhur kështu poshtë “paktin” mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. (Shiko këtu)

“Topi” ka kaluar në fushën e Komisionit Rregullator, i cili do të duhet që të vendosë midis ZAZ-ve Nr.8 dhe asaj Nr. 3 për votimin dhe numërimin elektronik. Kjo pasi kush nga KQZ-ja është vendosur që implementimi i teknologjisë së re të bëhet në një zonë që ka jo më shumë se 55 qendra votimi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një ZAZ në bashkinë e Tiranës. Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”. Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare iu drejtua partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Letra u është dërguar 8 partive, të cilat të gjitha shprehën sugjerimet e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz mbledhja e kqz teknologjia ne zgjedhje kqz mbledhja e kqz teknologjia ne zgjedhje

Sondazh

Poll